Rënia e avionit MH17 në Ukrainë në 2014-ën

Rusia hedh poshtë raportin e Ekipit të Përbashkët Ndërkombëtar të kryesuar nga hollandezët, për rënien e avionit të Mëllejzhan Ejërlajns në lindje të Ukrainës 2 vjet më parë. Avioni ishte nisur nga Amsterdami drejt Kuala Lumpurit dhe sipas raportit përfundimtar të ekipit hetues ndërkombëtar, avioni u godit me raketa të sistemit rus BUK që ishin dërguar nga Rusia drejt fshatrave të kontrolluara nga rebelët filo-rusë në lindje të Ukrainës. Goditja shkaktoi rënien e avionit MH17 dhe për pasojë vdekjen e 298 personave në bord.

Zëdhënësja e ministrisë ruse të jashtme Maria Zakharova tha se rezultatet e hetimeve nga pala hollandeze nuk kanë asgjë të re nga çkanë thënë më parë dhe vijojnë të jenë të motivuara politikisht. Sipas saj, raporti nuk merr parasysh evidencat e paraqitura nga ushtria ruse, ku shfaqen të dhëna të radarit, që hedhin poshtë plotësisht pretendimet e hetuesve hollandezë.
Kompania shtetërore ruse që prodhon sistemin raketor BUK, Almaz Antey kritikoi rezultatet e hetimeve, që sipas saj, nuk bazohen në realitet por në një rindërtim me animacion të një prej mënyrave se si mund të jetë goditur me raketë avioni. Hetimet nuk janë bindëse as për presidentin ukrainas Petro përcaktojnë qartë personat përgjegjës për goditjen e avionit.
Prokurorët hollandezë thonë se kanë përcaktuar identitetet e 100 personave të lidhur me transportin e sistemit raketor BUK nga Rusia në Ukrainë, por e kanë ende të pamundur të vendosin se cilët do të procedohen penalisht.

Aktualitet

Archives