Aleksandër Arvizu dhe Donald Lu takim me Bashën në selinë e PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim ish ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, tashmë në cilësinë e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan te Shtetit për çështjet e sundimit të ligjit dhe trafikut ndërkombëtar të Narkotikëve dhe ambasadorin aktual amerikan Donald Lu. Siç njofton edhe zyra e shtypit të Partisë Demokratike, në zemër të takimit kanë qenë shqetësimet lidhur me drogën, dekriminalizimin, korrupsionin dhe zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Kryedemokrati Basha ndau me bashkëbiseduesit besimin se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës, duke përmendur emërime të kryeministrit Rama në poste kyçe të administratës. Basha përmendi edhe zgjedhjet në Dibër si rastin perfekt të shqetësimit lidhur me zgjedhjet e lira, të cilat sipas opozitës kryeministri i ka rrëmbyer nëpërmjet bandave kriminale

Aktualitet

Archives