Përgjimet në Maqedoni, të merren masa ndaj publikimit në rrjetet sociale

Qindra audio inçizime nga përgjimet në Maqedoni, ku dëgjohen biseda telefonike të funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), janë publikuar në rrjetet sociale.

Në këto inçizime dëgjohen bisedat e kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, pastaj të ish-zv. kryeministrit Musa Xhaferri, deputetes Ermira Mehmeti, etj.

Sipas gazetës Dnevnik, BDI-ja thotë se kjo është edhe një dëshmi se i tërë procesi është komprometuar dhe i bëjnë thirrje PSP-së, Prokurorisë publike, MPB-së dhe Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, që të marrin masat e duhura për të kryer punën e tyre, transmeton “Telegrafi”.

Aktualitet

Archives