Gerhard Shredder: Antarësimi në BE bekim për çdo shtet të Europës

Ish-Kancelari gjerman, Gerhard Schröder deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për integrimin në BE gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi në kryeministri me  Kryeministrin Edi Rama. Reforma në Drejtësi sipas Shroder ka qenë kusht për hapjen e negociatave. Gjatë vizites së tij në Tiranë tha se nga Shqipëria priten rezultate konkrete për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
Gerhard Schröder e vuri theksin te fluksi i emigrantëve duke deklaruar se të gjitha vendet e Europës duhet të tregojë solidaritet me krizën.
Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder u ndal edhe te dalja e Britanisë nga BE, Schröder sugjeroi që të mos ketë lëshime ndaj Britanisë për dëshirat e tepërta, pasi mund të ndiqej nga vende të tjera.

Aktualitet

Archives