Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Seatle.

Të paktën katër persona janë vrarë me armë zjarri në një qendër tregtare në Burlington, 105 kilometra larg Seatle. Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të cilët njeri në gjendje të rëndë. Personi që hapi zjarr, me origjinë hispanike dhe i veshur m gri, arriti të largohej para se të mbërrinte policia dhe është ende në kërkim. Sipas mediave vendase ai ka lajmëruar vetë forcat e rendit duke i kërcënuar. Të katër viktimat janë femra. Në rrjetin social Tuiter, policia amerikane ka publikuar fotografinë e të dyshuarit duke kërkuar ndihmën e qytetarëv të cilëve u është thënë të kenë kujdes pasi është ende i armatosur.

Aktualitet

Archives