Meta: Shqipëria ka probleme me radikalizmin politik e jo atë fetar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta në fjalën përshëndetëse drejtuar punimeve të Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) në Tiranë tha se Shqipëria nuk ka radikalizëm fetar, por politik.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, përshëndeti të premten punimet e Komitetit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), që mblidhet për herë të parë në Tiranë, në një takim kushtuar dialogut dhe tolerancës ndërfetare.

Në fjalën e tij, Meta vlerësoi Shqipërinë si shembullin e bashkëjetesës dhe tolerancës fetare. Tirana, tha ai, është si Jerusalemi, por fjalën këtu e ka paqja.

“Në Shqipëri, myslimani dhe katoliku urojnë dhe festojnë festat e njëri-tjetrit. Shqipëria është vendi i harmonisë fetare”, theksoi Meta.

Kreu i Kuvendit nënvizoi se në Shqipëri nuk ka radikalizëm fetar, por radikalizëm politik.

“Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë probleme me radikalizmin fetar, por për fat të keq, kemi probleme me radikalizmin politik. Disa politikanë flasin për paqen, por veprojnë me urrejtje. Sfida jonë është ta luftojmë së bashku këtë lloj radikalizmi. Toleranca dhe bashkëjetesa mes të ndryshmëve është një sfidë, ekstremet dhe radikalizmi i çdo lloj aspekti është mjaft i rrezikshëm”, theksoi Meta gjatë fjalës se mbajtur në takimin e APKiE-së, që po zhvillohet nga dje në Tiranë.

Aktualitet

Archives