Kërcënohet kryeprokurori Adriatik Llalla, largon familjen nga Shqipëria

Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke dale pas nje takimi me Presidentin Bujar Nishani./r/n/r/nGeneral Attorney Adriatik Llalla, during a meeting with President Bujar Nishani.

Prokuroria e Përgjithshme nuk e mohoi një lajm të publikuar në media, sipas të cilit, është kërcënuar kryeprokurori Adriatik Llalla dhe se ai është detyruar që të largojë familjen jashtë vendit.

Në njoftimin e shkurtër të publikuar sot, 23 shtator 2016,  thuhet se institucioni i Prokurorisë vijon normalisht “aktivitetin në bazë të ligjit dhe nuk ka asnjë cenim në ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në të gjithë strukturat e institucionit”.

Sipas lajmit të publikuar nga Top Channel, kryeprokurori është kërcënuar rreth dy muaj më parë nëpërmjet telefonit dhe shkak dyshohet një dosje kriminale nën hetim.

Për këtë arsye, kryeprokurori ka larguar bashkëshorten dhe dy fëmijët jashtë vendit.

Burimet i pohojnë Top Channel se kërcënimi ka qenë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Për këtë arsye, ai ka lajmëruar Presidentin, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në Tiranë, kryesisht ato të Bashkimit Evropian, një prej të cilave i ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend evropian në mënyrë përfundimtare. Ora news

Aktualitet

Archives