Lajme të mira për kombëtaren vijnë nga Arlind Ajeti

Lajme të mira për kombëtaren e Shqipërisë.

Arlind Ajeti duket se ka kaluar dëmtimin e gjatë dhe pas një muaji është kthyer sërish në fushë.
Mbrojtësi iu bashkua skuadrës së Torinos në seancën e fundit stërvitore, megjithatë nuk do të grumbullohet nga trajneri Sinisha Mihajloviç për ndeshjen e së dielës kundër Romës.
Tekniku nuk do të rrezikojë derisa futbollisti të jetë në 100% të formës së tij.
Por pas rikuperimit nga dëmtimi, Arlind Ajeti mund të jetë i gatshëm për kombëtaren e Shqipërisë në dy sfidat e tetorit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës.
Për shkak të dëmtimit, mbrojtësi mungoi në dy sfidat e fundit të përfaqësueses kuqezi, kundër Marokut dhe Maqedonisë.

Aktualitet

Archives