ADEMI: INVESTIMET NGA QEVERIA, NUK RESPEKTOHEN KRITERET

Është e dukshme që kriteret dhe prioritetet për zhvillimin e vendit të vendosura edhe nga ndërkombëtaret për investime në bashki të ndryshme nuk respektohen nga qeveria Rama. Deklarata ka ardhur nga kryetarja e shoqates së bashkive të Shqipërisë Voltana Ademi në një prononcim për mediat në qytetin e Shkodres. Ademi ka bërë më dije se do ti kërkohet edhe një takim kryeministrit Rama në nivel qeverie si dhe ndërkombëtarëve mbi këtë situatë të pazakontë.

Një ditë më parë Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, kundërshton në vazhdimësi politikat dhe qëndrimet e qeverisë qendrore ndaj pushtetit vendor në tërësi dhe bashkive të djathta në veçanti.  Sipas tyre diskriminimi vazhdon në mënyrë të pandryshueshme me përzgjedhjen e projekteve të investimeve nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, mekanizëm i kontrolluar nga qeveria, që sipas kesaj shoqate këto fonde ndahen tërësisht mbi kritere politike dhe jo teknike apo nevojave të bashkive.

Aktualitet

Archives