Juncker kritikon vendet e BE-së për mospranimin e refugjatëve vetëm se janë myslimanë

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, ka kritikuar disa vende të caktuara anëtare të Bashkimit Evropian (BE) të cilat refuzuan që të pranojnë refugjatë nga Greqia dhe Italia, meqë janë refugjat myslimanë.

Juncker të enjten deklaroi se disa vende të BE-së besojnë në atë “se ato janë vende katolike dhe për këtë shkak nuk kanë asnjë dhomë për myslimanët”.

“Mendoj se mënyra e tillë e të menduarit është e papranueshme. Fillimisht në pah vijnë njerëzit, më pas religjioni. Nuk bëhet fjalë njëherë për religjionin, e më pas për njerëzit”, tha Juncker.

Aktualitet

Archives