“MUNGESE TEKSTESH DERI NE FUND TE SHTATORIT”

Edhe pse te Henen ka nisur java e dyte e mesimit, rradhet prane librarive vijojne te jene te pranishme. Qytetaret, duke pritur ne rradhe e konsiderojne te papranueshme nje situate te tille. Ato shprehen se mund te kete mungese tekstesh deri ne fund te muajit Shtator.

Por, edhe vete femijet detyrohen te mos shkojne ne shkolle dhe te presin ne rradhe per libra. Njeri prej tyre shprehet se mesuesit nuk i pranojne ne shkolle pa libra.

Nje situate e tille kaotike prane librarive te qytetit te Shkodres po vijon prej disa javesh dhe pavaresisht fillimit te vitit te ri shkollor akoma ka mungese tekstesh prane shkollave, pavaresisht se eshte premtuar per zgjidhjen e kesaj situate.

Aktualitet

Archives