Shkencetare te cilet kane humbur jeten nga shpikjet e tyre

Shpikesit e çojne perpara civilizimin qe nga fillimi dhe shume shpesh ata jane personat te cilet i testojne shpikjet e reja, mirepo disa nga ato shpikje mund te jene vdekjeprurese.

Kjo liste e shkurter e inxhiniereve, shkencetareve dhe e personave te tjere, te cilet duke i testuar shpikjet e veta kane humbur jeten, eshte nxjerre nga Wikipedia.

  1. Francis Edgar Stanley dhe vellai i tij binjak Freelan Oscar Stanley me 1896 kane shpikur automobilin “Stanley Steemer”. Ata me 1906 thyen rekordin e shpejtesise per kalimin me te shpejte te nje miljeje (1,6 kilometra) per 28,2 sekonda. Kjo do te thote qe vetura e tyre ka mundur te arrinte shpejtesine deri ne 205 kilometra ne ore. Te dy vellezerit me 1918 shiten kompanine, nderkaq me vone po te njejtin vit humben jeten ne automobilin te cilin vete e ndertuan.
  2. Njeriu i pare i cili e ka shpikur balonen me ajer te ngrohte ka vdekur me rastin e kalimit te Kanalit anglez. Jean-François Pilatre de Rozier, ka marre pjese ne fluturimin e pare te balones me ajer te ngrohte ne vitin 1783 bashke me Markizin Darlando, per shkak se nuk ka deshiruar te lejoje qe ai nder t’i takoje dikujt tjeter. Ky fluturim ate e beri person te famshem.
  3. Thomas Andrews ka qene arkitekti kryesor i anijes “Titanic”. Ai ka propozuar qe anija t’i kete 46 anije per shpetim. Ne fund, vetem 20 kane gjetur vend ne “Titanic”. Çastet e fundit te jetes i kaloi duke u ndihmuar njerezve qe te gjenin jeleket e shpetimit. Trupi i tij kurre nuk eshte gjetur.
  4. Otto Lilienthal ka shpikur aeroplanin pa motor. Inspiruar nga vellezerit Wright ka konstruktuar 18 tipa avionesh dhe ka bere 2.000 fluturime. Mirepo, me rastin e fluturimit te fundit ka humbur kontrollin me ç’rast ka filluar te humbe lartesine. Fjalet e fundit te tij kane qene: “Viktimat patjeter duhet te ndodhin”.
  5. Li Si, keshilltar i Dinastise Qin, ka shpikur metoden e torturave te quajtur “Pese dhembje”, mirepo pas nderrimit te pushtetit, ai eshte ekzekutuar me te njejten metode te cilen e ka shpikur per te torturuar te tjeret.
  6. Marie Skłodowska-Curie ka marre çmimin “Nobel” per shpikje ne fushen e fizikes dhe te kimise, e cila me vone ka vdekur nga ekspozimi i rrezatimit. Ajo ka zbuluar radiumin dhe poloniumin dhe ka bere avancime te shumta ne fushen e radioaktivitetit (fjalen radioaktivitet e ka shpikur ajo vete). Ajo gjithashtu ka qene femra e pare e cila ka marre çmimin “Nobel” dy here. Curie i eshte ekspozuar nje sasi te madhe te rrezatimit dhe ka vdekur nga leukemia plastike ne vitin 1934, nderkaq ajo pjesen me te madhe te punes se saj e ka bere ne nje dhome pa mjete mbrojtese.
  7. Franz Reichelt, rrobaqepesi fluturues, ka kercyer nga maja e Kulles se Ajfelit. Ka dashur t’i provoje rrobat e qepura ne forme parashute. Per ta testuar shpikjen e tij, ne vitin 1912 ka kercyer nga Kulla e Ajfelit, me ç’rast humb jeten. Sipas artikullit te shkruar ne ate periudhe, policia e Parisit ka lejuar ta bente eksperimentin e tij duke menduar qe do te perdorte kukullen.

Aktualitet

Archives