Mehdi Malkaj, aktori më i mirë në ‘Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës’

Festivali Ndërkombëtar i Monodramës 2016 e ka hapur siparin për të tetin vit radhazi dhe u mbajt në qytetin e Pejës.

Në të morën pjesë 5 shtetet ndër të cilët Kosova dhe Shqipëria. Përfaqësues nga Shqipëria ka qenë aktori i madh i Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj. Aktori shqiptar është kthyer me trofeun e aktorit më të mirë. Lajmin e gëzueshëm e ka dhënë vetë Mehdi Malkaj përmes një statusi në Facebook:

“Sot u ktheva nga festivali ndërkombëtar i monodramës qe u zhvillua ne Pejë te Kosovës me trofeun e aktorit me te mire falënderoj organizatoret dhe te gjithë koleget e tjerë qe morën pjese ne ketë feste te bukur miqtë e mi dhe autorin faleminderit Vangjel Kozma”.

Aktualitet

Archives