Mjekët: Clinton e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton është në “gjendje të shkëlqyer mendore”, ka thënë mjekja e saj Lisa Bardack.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve Hillary Clinton është në “gjendje të shkëlqyer mendore”, ka thënë mjekja e saj Lisa Bardack, raporton Anadolu Agency (AA).

Ish-sekretarja e Shtetit, Clinton është diagnostikuar me pneumoni. Në deklaratën e saj mjekja, Bardack tha se të mërkurën e ka ekzaminuar Clintonin në shtëpinë e saj dhe se rezultati ka qenë “normal”. Ajo një periudhë të gjatë është mjeke e Hillary Clinton-it.

“Clinton vazhdon të jetë e shëndetshme dhe e aftë për të shërbyer si presidente e SHBA-ve”, tha dr. Bardack.

Ajo më tej tha se Clinton sipas moshës së saj është e shëndetshme, tha se tensioni i gjakut të saj është “100/70” dhe me kolesterol “të ulët”.

Aktualitet

Archives