NIS VITI I RI SHKOLLOR NE TE GJITHE VENDIN

Femije te klasave fillore, ne diten e pare te vitit te ri shkollor, per nxenesit e ciklit te ulet dhe atij te mesem, ne shkollen Misto Mame, ne Tirane.

Sot është dita e parë e shkollës për mijëra e mijëra të rinj, ndërsa më emocionuese kjo ditë është për ata fëmijë që nisin për herë të parë rrugën drejt shkollës. Sot për herë të parë në bankat e shkollës do të ulen sot 27 mijë vogëlushë me fillimin e vitit të ri shkollor.

Ne qarkun e Shkodres jane ulur ne bankat e shkollave per here te pare 18 000 nxenes. Sipas drejtuesve te DAR jane marre te gjitha masat ndersa eshte permiresuar infrastruktura. Sipas DAR Shkoder 124 shkollat e ketij qarku jane te hapura ndersa ne 18 shkolla ne bashkine  Shkoder jane bere nderhyrje ne infrastrukture ndersa eshte nderhyre ne 14 shkolla ne bashkine Vau Dejes.

Ky vit i ri shkollor nis me problematikën më të madhe që lidhet me implementimin e ligjit të ri të arsimit dhe me çështjen e maturantëve që prej kohësh “vlon” në Shqipëri. Por edhe me nisjen e ketij viti prinderve dhe nxenesve nuk ju ndan radhet per pajisje me libra.

Aktualitet

Archives