SHBA – “Apple” prezanton “iPhone 7”, i papërshkueshëm nga uji

Gjigandi amerikan i teknologjisë, “Apple”, prezantoi të mërkurën modelet e reja të telefonave inteligjentë “iPhone 7” dhe “iPhone 7 Plus”, orën e re inteligjente “Apple Watch”, si dhe produkte të tjera.

Sipas prezantimit të realizuar në selinë e kompanisë në San-Francisco, SHBA, “iPhone 7” vjen me një kamerë primare 12 mp dhe një tjetër sekondare 7 mp, ndërsa në modelin “iPhone 7 Plus” kamera primare vjen me karakteristikën me kënd të gjerë dhe telefoto, me zoom optik të dyfishtë dhe zoom digjital të dhjetëfishtë.

“iPhone 7” ka një ekran 4,7 inç (11,9 cm) me rezolucion 1334×750, ndërsa “iPhone 7 Plus” ka një ekran 5,5 inç (14 cm) me rezolucion 1920×1080 dhe është i papërshkueshëm nga uji.

Ngjyrat e ofruara për të dyja modelet janë e zeza, grija metalike, e verdha flori, e kuqe floriri, si dhe ajo e emëruar “e zezë reaktive” (jet black).

Telefonat e rinj, që kanë një strukturë prej alumini, nuk do të kenë hyrje të kufjeve ashtu si në modelet e vjetra, ndërkohë që bashkë me telefonin do të ofrohen edhe kufje të emëruara “AirPods”, që do të ofrojnë komunikim dhe produktivitet më të mirë përmes teknologjisë “Bluetooth”.

“iPhone 7” dhe “iPhone 7 Plus” posedojnë altoparlantë stereo dhe për ata, që dëshirojnë të përdorin kufjet, do të mund të lidhen falë një adaptori.

Dy modelet e reja në fjalë janë dy herë më të shpejtë sesa modeli i vjetër “iPhone 6”. Karta grafike e tyre është tri herë më e shpejtë, janë të pajisur me “3D Touch” dhe një bateri më jetëgjatë në krahasim me pararendësit, ndërkohë që ofrohen me kapacitetet 32 GB, 128 GB dhe 256 GB.

Aktualitet

Archives