Nuk ka heqje të vizave deri në pranverë

Komiteti për të drejtat dhe liritë civile dhe punë të brendshme në Parlamentin Evropian, ka refuzuar që të kalojë në votim heqjen e vizave për Kosovën.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mosplotësimit të kushteve që nuk janë përmbushur.

Një nga kriteret, edhe më i rëndësishmi është demarkacioni që duhet të kalojë, edhe pse duket vështirë i menaxhueshëm, ndërsa kriteri i dytë është lufta e korrupsionit.

Kriteri i dytë varet nga institucionet kosovare të cilat duhet të dëshmojnë luftën ndaj kësaj dukurie.

Studiuesja Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë emisionit “Ballë për ballë”, ka deklaruar se pranvera e vitit 2017 mund të jetë koha kur kosovarët mund të lëvizin pa viza.

Aktualitet

Archives