Aksidentalisht, nga malaria shkencëtaret gjejnë ilaçin kundër kancerit

Aksidentale apo jo, kjo nuk ka rëndësi, por ajo që duhet vërtetuar dhe provuar nëse ilaçi i gjetur i vret qelizat kancerogjene apo jo? Shkencëtarët duken se kanë bërë një hap të madh drejt kërkimit të këtij ilaçi,  duke zbuluar se një proteinë e malaries mund të jetë armë efektive kundër sëmundjes.

Hulumtuesit danezë ishin duke kërkuar një mënyrë për t’i mbrojtur gratë shtatzëna nga malaria, e cila shkakton probleme të mëdha për shkak se sulmon placentën.

Por ata gjetën në të njëjtën kohë se proteinat e malaries mund ta sulmojnë edhe kancerin. Një zbulim ky, i cili mund të jetë një hap i madh drejt gjetjes së shërimit të sëmundjes.

Shkencëtarët kombinuan pak proteinë që përdoret në vaksinën e malaries për ta futur atë në qeliza dhe e kombinuan atë me një helmues – që më pas mund të futet në qeliza të kancerit dhe të lirojë helmin, duke i vrarë të gjitha ato.

Shkencëtarët gjetën se në të dyja rastet proteina e malaries e kap veten për të njëjtat karbohidrate. Është ngjashmëria mes këtyre të dyjave, arsyeja pse mund të shërohet kanceri. Shkencëtarët thanë se ka kohë që ishin duke kërkuar një mënyrë për të zbuluar ngjashmëritë mes placentës dhe tumorit.

Aktualitet

Archives