“STOP”/ Skandal në Universitetin e Shkodrës, me 100 euro mer provimin dhe notën

Sezoni i dytë i emisionit investigativ “STOP” nisi me një rast korrupsioni.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për të marrë një provim nuk ka nevojë të qëndroni gjithë ditën mbi libra, mjaftojnë ‘vetëm’ 100 euro.

Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e Biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së Profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar.

Në kameran e parë të fshehtë studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8 –të.

Studentja 2: Mundem Profesoreshë?

Profesoresha: Si e ke emrin?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Studentja 2: Master profesional

Profesoresha: Ku, ça viti ke kry ti?

Studentja 2 : Para një viti i takon, se nuk kam hyrë direkt në master. Mu djeg diploma.

Profesoresha: Siii?!

Studentja 2: Ma djegu profesoresha Erjona…

Profesoresha: Me tamam?

Studentja: Po. Më tha ke marrë provimin, e në sekretari ma çoi 4.

Studentja 2: Tani kam nevojë me mund me më ndihmu profesoreshë.

Studentja 2: Të paktën një 8 ose një 9 sa duhen?

Studentja 2: Për Zotin dua veç ta kry se kam një dasmë në fund të muajit.

Profesoresha: Është situatë shumë e sikle… E kam një fije situatën…

Profesoresha: Është një fije situatë e sikletshme, por pa 100 euro s’mundesh me e marrë.

Studentja 2: A ti jap këtu?

Studentja 2: Notën?

Profesoresha: Prit një sekondë, 8… si e ke emrin ti?

Studentja 2: Mxxxx Sxxx

Profesoresha: Ok

Studentja 2: Në rregull profesoreshë, do shihemi në provim, pafshim!

Aktualitet

Archives