Nga 1 shtatori lejet e ndertimit online

Nga 1 shtatori të gjithë qytetarët që aplikojnë për leje ndërtimi në bashki duhet ta kryejnë këtë proçes vetëm online, pasi merr fund koha e dorëzimit të shkresave dorazi. Proçedura dhe afatet mbeten të njëjta, por thjesht aplikimi i është besuar teknologjisë. Nga rihapja e proçesit të dhenies së lejeve prej qeverisë shqiptare dhe deri më sot, në bashki janë kryer 41 aplikime që kanë marrë miratim dhe 7 janë në proçes. Lejet e ndërtimit do të vijojnë të jepen vetëm në ato bashki që kanë të miratuar planin vendor, siç është edhe Shkodra. Ky proçes i ri do të pasohet në të gjithë vendin me përmbylljen e planit kombëtar që ka nisur punën.

Aktualitet

Archives