Shkodra i jep lamtumirën e fundit këngëtares së njohur Naile Hoxha

Është përcjellë për në banesën e fundit, bilbili i këngës popullore shkodrane, Naile Hoxha. Në nderim te saj , janë zhvilluar homazhe për disa ore në të cilën morën pjesë familjarë, personalitete të shumtë të artit, si dhe personalitete të pushtetit vendor.

Kolegët dhe artistët shkodranë shprehën ngushëllime për humbjen e zërit të mrekullueshëm. Ajo u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare, në një azil në Shkodër, pas një ataku kardiak.

Naile Hoxha e ka nisur karrierën e saj artiske që në moshën 13 vjeçare dhe vijoj për 60 vite duke i dhuruar publikut shqiptare plotë emocione.

Ne homazhet ishte edhe këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili, Mukadez Çanga, Rita Gjeka si dhe shumë të tjera të cilët shprehen vlerësimin e tyre për artisten e madhe Naile Hoxha. Për më tepër ndjekim prononcimet e koleve dhe miqve të këngëtares.

Aktualitet

Archives