Ekuador – Rritet në 272 numri i viktimave nga tërmeti

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka thënë se numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi Ekuadorin në fundjavë është rritur në 272 dhe është e sigurt se ky numër do të jetë edhe më i lartë në orët në vijim.

Në deklaratën që bëri pas vizitave në vendet e goditura rëndë nga tërmeti 7.8 ballësh, sipas shkallës Rihter, Correa tha se vendi i tij do ta kalojë këtë tragjedi.

“Këto janë çaste të vështira, kjo është tragjedia me e rëndë prej 67 vitesh, vetëm tërmeti i vitit 1949 në Ambato e kalon”, shtoi ai.

Bëhet fjalë për tërmetin më të fuqishëm që ka goditur Ekuadorin në katër dekadat e fundit.

Aktualitet

Archives