Gjendet i vdekur me plumb në kokë gazetari “armik” i Putin

Një gazetar rus i konsideruar si “armiku personal” i Presidentit rus Vladimir Putin, u gjet i vdekur në ditën e lindjes së tij.

Alexander Shchetinin ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe u gjet i pajetë në shtëpi nga miqtë e tij që shkuan për ta vizituar. Ai jetonte në Kiev të Ukrainës dhe ka qenë kritik i madh i Presidentit rus.

Mësohet se gazetari u gjet i ulur në një karrige dhe aty pranë ishte një armë. Autoritetet ukrainase thotë çështja po trajtohet si vetëvrasje. Ai kishte dërguar mesazh tek njëra prej të dashurave se donte të vriste veten.

Shchetinin kishte hequr dorë nga shtetësia e tij ruse para se të merrte pasaportën ukrainase dhe të jetonte në Kiev.

Ai krijoi agjencinë e lajmeve ‘Novy Region’ dhe e quajti Putinin “armikun e tij personal”.

Aktualitet

Archives