Merkel: E papranueshme që disa vende evropiane refuzojnë të presin refugjatë myslimanë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e gjykoi si të papranueshme që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë sepse ata janë myslimanë, ndërkohë që Gjermania kërkon vendosjen e kuotave të shpërndarjes brenda BE-së…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e gjykoi si të papranueshme që disa vende të Bashkimit Evropian refuzojnë të presin refugjatë sepse ata janë myslimanë, ndërkohë që Gjermania kërkon vendosjen e kuotave të shpërndarjes brenda BE-së.

“Kjo nuk shkon aspak që disa vende thonë se në përgjithësi, ne nuk duam të kemi myslimanë në vendet tona”, deklaroi ajo në një intervistë për kanalin televiziv publik gjerman “ARD”.

Duke u rikthyer mbi propozimin e saj për të futur kuota ndarjeje të refugjatëve brenda BE-së, shefja e Berlinit zyrtar theksoi se “secili duhet të bëjë pjesën e vetë dhe se një zgjidhje e përbashët duhet gjetur”.

Gjermania ka pritur në vitin 2015 rreth një milion azilkërkues, shumica me origjinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Në një dalje publike më të mërkurën e kaluar (24 gusht 2016), Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, deklaroi se refugjatët myslimanë nuk duhet të pranohen në vendin e tij dhe në Evropë.

Aktualitet

Archives