Qytetarët e Mirditës kundër taksimit në Rrugën e Kombit

Banorët e Mirditës protestuan kundër vendimit për taksimin e lëvizjes, në Rrugën e Kombit.

Ata bllokuan për disa minuta këtë segment rrugor, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi. Sipas tyre, me taksën e vendosur për Rrugën e Kombit, do të rëndohen xhepat e banorëve të varfër të zonave në Mirditë, si dhe do të ketë ndikim në tërheqjen e turistëve të huaj.

Banorët e Mirditës paralajmëruan përshkallëzimin e protestave nëse nuk shfuqizohet vendimi për lëvizjen në Rrugën e Kombit . Ata thanë se do të bllokojnë lëvizjen e plotë, deri në tunelin e Kalimashit.

Protesta e banorëve të zones, u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike.

 

Aktualitet

Archives