Vendoset ekstradimi i Arben Frrokut në Shqipëri

Arben Frroku mund të rikthehet shumë shpejt në atdhe. Kjo mund të ndodh pasi gjykata e Amsterdamit ka vendosur në favor të kërkëses së drejtësisë shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut. Vendimi i gjykatës, i cili është siguruar ekslusivisht nga ABC Neës, shprehet se pas shqyrtimit të kërkësës nga shqipëria nuk ka asnjë pengesë për te ekstraduar Frrokun.

Sipas gjykatës kërkesa e parë për ekstradimin e Frrokut ka mberitur në zyrat e Ministrise Holandezë për Siguri dhe Drejtësi në datën 4 maj 2016. Dosja e plotë për ekstradimin e Arben Frrokut mberriti në Amsterdam në datën 20 korrik 2016, e cila përmbante vendimin i formës së prerë të gjykatës shqiptar për denim të perjetshëm si fajtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
Avokati i Arben Frrokut tha para gjykatës se Amsterdamit se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe pamjet e filmuara nga  kamerat të sigurisë nuk japin pamje të qarta që implikojne Frokun në vrasje.
Avokati mbrotjës ka pretenduar që ceshtja ndaj Arben Frrokut është e korreptuar dhe gjygji ndaj tij ka qenë politik. Por Gjykata e Amsterdamit ka hedhur poshtë pretendimin e avokatit për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë procesit të gjykimit
Në vendim thuhet se përvec dokumentave për gendjen e përgjithshme e korrupsionit në gjykatat shqiptare, nuk ka asnjë provë që vërteton pretendimit për nderhyrje politike në gjygjin e Frrokut.
Sipas Gjykatës,  në te dy shkallet e gjykimit ndaj tij, vete I akuzuari ka zgjedhur me dëshirë të njejtit avokatë për tu mbrojtur. Kjo për gjykatën do të thotë se I pandehuri i atëhershem ka pasur mundësinë të mbrohet .
Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve ligjore të Frrokut së atij në Shqipëri I kërcenohet  jeta nga gjakmarrja me argumentin se  burgjet shqiptare janë të sigurta.
Sipas gjykatës, pavaresisht  bindjes për këtë fakt, nuk është kompetenca e saj analiza e rrezikshmerine në burgjet shqiptarë, por  kjo është competencë dhe do te cmohet nga Ministrit Holandezë për Siguri dhe Drejtësi.
Treshja gjygjtare, për ketë arsyje me vendimin e një dite më parë  ka vendosur në favor të ekstradimit të Arben Frrokut në Shqipëri. Pas vendimit  gjykata hollandeze i ka lenë Frokut 14 ditë kohë për të apeluar atë. Nesë kjo nuk ndodh, apo gjykata apeluese lë në fuqi vendimin e gjykatës së Amsterdamit dosja e Frrokut do të përfundoj mbi tavolinën e ministrit holandez dhe me shume gjasa , atëherë Frroku do ekstradohet.

Aktualitet

Archives