I ndërpreu energjinë elektrike, 47-vjeçari vret me thikë elektriçistin

I ka ndërprerë energjinë elektrike dhe çështjen ka synuar ta zgjidhë me anë të thikës.

Është ky shkaku i vrasjes me thikë të 55-vjeçarit Zamir Velaj me detyrë punonjës i OSHEE-së në Shkodër.

Ai është plagosur nga Martin Zefi rreth 47 vjeç, banues në Oblikë të Anës së Malit në Shkodër.

Nga sa mësohet, disa ditë më parë Zamir Velaj ka shkuar në banesën e tij në zonën e pallateve të Oblikës dhe për shkak të borxhit që 47 vjeçari Martin Zefi kishte ndaj Operatorit të Shpërndarjes i ka ndërprerë energjinë elektrike.

Martin Zefi duke qenë se punonjësi i OSHEE-së ka qenë në zonë për efekt pune, ky i fundit është përplasur me 47 vjeçarin, fillimisht duke u fjalosur e më pas debati ka degjenruar deri në përdorimin e thikës nga ana e Martin Zefit.

Punonjësi i OSHEE-së është dërguar në spitalin e Shkodrës ku edhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas të dhënave nga Spitali i Shkodrës, mësohet se autori e ka qëlluar disa herë me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe të barkut, e për pasojë nga prekja e organeve jetike viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkaq policia ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit Martin Zefi, i cili është edhe autori i vrasjes.

Materialet do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.on

Aktualitet

Archives