Në Lojërat Olimpike Verore Rio 2016 do të marrin pjesë mbi 11 mijë sportistë

Lojërat e 31-ta Olimpike Verore Rio 2016 që do të mbahen në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit do të nisin zyrtarisht ditën e shtunë më 6 gusht në orën 01.00 me një ceremoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e hapjes së lojërave të 31-ta Olimpike Verore ku drejtor kreativ është Fernando Meirelles dhe që do të mbahet në stadiumin Maracana do të drejtohet nga Andrucha Washington dhe Daniela Thomas si dhe do të marrin pjesë në skenë edhe emra si Elza Soares, Gilberto Gil, Caetano Veloso, Karol Conka, MC Soffia dhe Ludmilla.

Gjithashtu në ceremoninë e hapjes ku koreografia e cilës është realizuar nga Deborah Colker do të jenë të pranishëm edhe disa modele braziliane si Gisele Bündchen dhe Lea T.

Në lojërat të cilat do të zhvillohen për 17 ditë në katër zona të ndryshme (Deodoro, Barra, Copacabana dhe Maracana) të Rio de Janeiro-s do të kryhen në total 306 aktivitete dhe do të jepen 2.488 medalje (812 ari, 812 argjendi dhe 864 bronzi).

Mbi 11 mijë sportistë nga 206 vende nga të cilat Kosova dhe Sudani i Jugut marrin pjesë për herë të parë në olimpiadë do të konkurrojnë në 39 gara sportive që ndodhen brenda 28 disiplinave sportive.

Në organizimin e mbajtur për herë të parë në Amerikën e Jugut, Turqia do të përfaqësohet nga 103 sportistë në 21 disiplina.

Në Rio 2016 krahas sportistëve të pavarur do të garojnë nën flamurin olimpik “Ekipi i sportistëve olimpik të Refugjatëve” i cili është formuar për herë të parë. Në ekipin e refugjatëve i cili përbëhet nga 10 persona nga të cilët 4 janë femra ndodhen 5 sportistë nga Sudani i Jugut, 2 nga Siria, 2 nga Republika Demokratike e Kongos dhe një nga Etiopia.

Në olimpiadën 2016 ku ceremonia e hapjes dhe mbylljes do të kryhet në stadiumin Maracana krahas Rios edhe në qytetet Sao Paulo, Belo Horizonte, Salvador, Brasilia dhe Manaus do të zhvillohen ndeshjet e futbollit. Garat do të realizohen në 37 ambiente sportive.

Ndërsa çmimet e biletave variojnë nga 40 deri në 4 mijë e 600 real (12 deri në 1 mijë e 420 dollarë). Ndërsa më shumë se gjysma e 7.5 milionë biletave shiten në çmimin më pak se 70 real (21.5 dollarë).

Olimpiada 2016 ku vlerësohet se Brazili ka shpenzuar 39 miliardë real (12 miliardë dollarë) parashikohet se do të ndiqet nëpërmjet stacioneve televizive dhe medias sociale nga 3.5 miliardë persona.

Aktualitet

Archives