Mogherini dhe Hahn: Zbatimi i reformës në Drejtësi të nisë menjëherë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe Komisioneri Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn përshëndesin miratimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Ata vlerësojnë politikën për maturinë dhe kërkojnë të nisë menjëherë zbatimi i kësaj reforme historike.

“Sot Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi me unanimitet ndryshimet kushtetuese të cilat përbëjnë dispozitat për një reformë të thellë të sistemit gjyqësor. Ne urojmë popullin shqiptar, qeverinë dhe të gjitha forcat politike që treguan pjekurinë dhe përgjegjësinë për të bërë të mundur këtë vendim historik. Ky hap i paprecedent vjen pas një kërkese të gjatë nga shumica dërrmuese e qytetarëve për drejtësi të përgjegjshme, të pavarur dhe transparente. Reforma është gjithashtu një kontribut i madh për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto janë edhe prioritetet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, thuhet në deklaratën e tyre

“Tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllim që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem gjyqësor i bazuar në mënyrë të vendosur në standardet evropiane”, theksohet më tej.

Aktualitet

Archives