Masakra në Mynih, prononcohet Kancelarja Gjermane Merkel

Kancelarja gjermane Merkel në daljen e saj të parë për mediat pas masakrës së të premtes mbrëmje në Mynih u shpreh se do të bëhet cfarë është e mundur që të garantohet siguria dhe liria për të gjithë.

“Jemi të tronditur” këto janë fjalët e para të Angela Merkel pas masakrës në Mynih ku një 18 vjecar vrau nëntë persona para se të vriste veten. Kancelarja gjermane pasi shprehu ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave premtoi se do të zbardhej shumë shpejt e vërteta për atë që kishte ndodhur. Shteti do  të bëjë gjithcka për të garantuar sigurinë dhe lirinë e të gjithë njerëzve në Gjermani, shtoi ajo.
Merkel lavdëroi punën e forcave të rendit por dhe bashkëpunimin e ofruar nga banorët e Mynihut, të cilët sipas saj ditën të mbështesin policinë dhe u hapën dyert atyre që nuk arrinin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Komuniteti I Mynihut dëshmoi se si mund të jetohet në një shoqëri të lirë. Në këtë liri dhe bashkëjetesë gjendet dhe forca jonë më e madhe, theksoi kancelarja. Merkel përfundoi deklaratën e saj duke premtuar se nuk do të ndalojë deri sat ë zbulohet se cfarë fshihet prapa këtij akti të tmerrshëm terrorist në qendrën tregtare në Mynih.

Aktualitet

Archives