Përfundon Shkolla Verore e Osmanishtes në Universitetin e Tiranës

Në ceremoninë ishin të pranishëm dekania e fakultetit Prof. Dr Valentina Duka, drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Tiranë, Salih Gültekin dhe lektori i kësaj shkolle verore, Ahmet Pekşen.

Është zhvilluar sot ceremonia e dhënies së certifikatave për studentët e Shkollës Verore të Osmanllishtes e organizuar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim më Institutin “Yunus Emre” Tiranë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ishin të pranishëm dekania e këtij fakulteti Prof. Dr Valentina Duka, drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Tiranë, Salih Gültekin dhe profesori i Degës së Gjuhës e Letërsisë Turke të Universitetit të Stambollit, Ahmet Pekşen.

“Mësova se nuk ka pasur asnjë mungesë dhe kjo tregon punën tonë të mirë. Profesoreshë Valentina na pyeti nëse do të mund të organizonim një shkollë të tillë. Normalisht u lumturuam shumë dhe bëmë më të mirën për këtë. Falënderoj profesorët të cilët kanë dhënë kontributin për realizimin e këtij projekti”, tha drejtori i Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Tiranë. Ai shtoi se ky është një hap shumë i vogël duke theksuar se në Shqipëri ka një milion dokumente osmane, por e rëndësishme është sipas tij që kjo shkollë të shërbejë si një hap i parë.

Ndërsa lektori i kësaj shkolle verore, Ahmet Pekşen në fjalën e tij falënderoi për bashkëpunimin kolegët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë dhe studentët pjesëmarrës në këtë shkollë për interesimin ndaj saj.

“Kur erdha këtu kisha frikë se nuk do të ketë pjesëmarrje, por kjo frikë më iku kur pashë studentët. Edhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen”, u shpreh Pekşen.

Prezantimin e kësaj ceremonie për dhënien e certifikatave e ka bërë vetë dekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr Valentina Duka. Duke nënvizuar rëndësinë e organizimit të një shkolle të tillë verore ajo ka falënderuar për bashkëpunimin Institutin “Yunus Emre” Tiranë.

Aktualitet

Archives