Festivali i filmit “DokuFest” edhe në Shkodër

Në Qendrën Rinore “Arka” në Shkodër më 22 dhe 23 korrik do të shfaqen filma të DokuFest, festivali më i njohur i Ballkanit në kinematografi.

Më 22 dhe 23 korrik do të shfaqen filma të DokuFest në Qendrën Rinore Arka në Shkodër. Ky program do të zgjasë për dy ditë.

Në ditën e parë do të prezantohen filmat: “Monsoon II” nga Mike Olbinski, “Our Bride”, nga Yll Çitaku, “200000 Phantoms” nga Jean Ga Briel Periot, “Hacked Circuit” nga Debirah Stratman, “Planet Z” nga Momoko Seto dhe “Sharaf: An Animated”, dokumentar nga Hana Heilbron dhe David Aronowitsch.

Kurse në ditën e dytë do të shfaqet “The Act of Killing”, nga Joshua Oppenheimer. Organizatorët kanë bërë të ditur se shfaqja e filmave, të përzgjedhur nga kuratorët e eventit më të famshëm të Ballkanit, do të bëhet pikërisht aty ku Kolë Idromeno realizoi shfaqjen e parë filmike në Shqipëri.

Aktualitet

Archives