Analizë – Tentativa tradhtare në Turqi

“Nuk lejoj të më prekësh atdheun, flamurin, Presidentin që e kam votuar vet, Kuvendin dhe deputetët që i kam votuar vet, unitetin dhe solidaritetin tim, besimin tim fetar, stilin tim të jetës”, ishte epopeja që shkroi populli turk natën e 15 korrikut.

Për herë të parë në historinë botërore një popull, puçistët që i dolën përpara i shporri me njeriun e tij të çdo besimi fetar, të çdo shtrese e grupi politik e social.

Tradhtarët e maskuar brenda uniformës ushtarake, që tankun dhe pushkën e shtetit ia drejtuan qytetarit të vet; që bombarduan shtetasin me avionët e shtetit, këtë herë u përballën me qytetarin.

Natën e 15 korrikut populli turk shkroi një epope: “Nuk e prek dot me dorë atdheun, flamurin tim, Presidentin që e kam votuar vet, Kuvendin dhe deputetët që i kam votuar vet, unitetin dhe solidaritetin tim, besimin tim fetar, stilin tim të jetës”.

T’u prehet shpirti në paqe, të kërkohet llogari për gjakun e 208 bijve e bijave të këtij atdheu që dhanë jetën për hir të tij.

Në qoftë se rrjeti i tradhtarëve tentativën e ulët që kishte planifikuar për të ndërmarrë mëngjesin e 16 korrikut nuk do ta kishte kryer mbrëmjen e 15 korrikut për shkak kjo të deshifrimit të planit, populli turk do të përballej vërtetë me një fatkeqësi të madhe.

Skenari u demaskua nga ana e vet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i cili ishte informuar më herët për këtë plan tradhtar. Erdoan këtë lajm e ndau me popullit përmes ekranit të televizionit.

Duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit dhe Kryeministrit Binali Jëlldërëm populli doli në rrugë në të katër anët e vendit për të manifestuar dhe nuk i la shteg për të kaluar tentativës për grushti shteti.

Shenjat e para lidhur me këtë tentativë u shfaqën me lëvizjen e pazakontë në selinë e Shtatmadhorisë turke në Ankara në orët e mbrëmjes së 15 korrikut.

Nga Shtabi i Përgjithshëm u dëgjuan të shtëna armësh dhe një helikopter hapi zjarr mbi njerëzit që gjendeshin jashtë në rrugë.

Avionë ushtarakë reaktivë fluturuan për orë të tëra në lartësi të ulët në qiellin e Ankarasë.

Nga këta avionë dhe helikopterë u hap zjarr ndaj shumë objekteve kritike, disa pika strategjike u bombarduan, tanket u turrën mbi popullin.

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, selia e Shtatmadhorisë, Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT), Drejtoria e Policisë së Ankarasë dhe Qendra e Operacioneve Speciale të Policisë u bombarduan për orë të tëra.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralarmate Hulusi Akar u mor peng nga një grup që ishte pjesë e tentativës së grushtit të shtetit.

Gjenerali Hulusi Akara refuzoi të firmoste tekstin e një të ashtuquajturi “vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”. Puçistët u përpoqën ta detyrojnë Hulusin ta firmosë deklaratën duke tentuar ta mbysnin me rrip. Ndërkaq deklarata në fjalë u publikua në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura Turke.

Në deklaratë thuhej se ushtria kishte marrë në dorë qeverisjen e vendit.

Në të njëjtat orë të mbrëmjes së 15 korrikut të dyja urat e Bosforit bashkë me aeroportin ndërkombëtar “Ataturk” të Stambollit u bllokuan nga një grup ushtarësh.

Në të njëjtën kohë një grup ushtarakësh pushtoi edhe institucionin tonë Radiotelevizionin e Turqisë (TRT).

Puçistët në TRT hynë me forcë dhe ushtuan terror mbi personelin e gatshëm në turnin e natës.

Spikerja e TRT-së u detyrua me forcë të lexojë në transmetim direkt deklaratën pirate të grushtit të shtetit.

Vetëm se me qindra-mijëra qytetarë në mbarë Turqinë morën flamurin turk në dorë dhe dolën në rrugë dhe filluan të shfaqin reagimin e tyre ndaj puçistëve.

Komandantët e vërtetë, tradhtarëve që ishin përfshirë në këtë tentativë për grusht shteti, u bënë thirrje të ktheheshin në kazerma.

Me mbështetjen edhe të popullit një pjesë e puçistëve në TRT u ndaluan nga forcat e rendit, një pjesë tjetër u arratis nga sytë këmbët.

Më pas Shërbimi Informativ Kombëtar (MIT) njoftoi se kishte arritur të sprapste tentativën për grusht shteti.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Hulusi Akar, fati i të cilit nuk dihej deri mëngjesin e 16 korrikut, u shpëtua me një operacion të kryer në bazën ajrore, ku ai mbahej peng nga puçistët.

Ndërkaq doli në dritë një qarkore, të cilën ushtarakët puçistë ua kishin dërguar reparteve që i ishin në anën e tyre duke përdorur sistemin e komunikimit të Shtatmadhorisë.

Mësohet se urdhri në fjalë prej 3 faqesh dhe 20 pikash ishte dërguar në orën 15.22 (me orën lokale) të datës 15 korrik.

Sipas këtij urdhri qeverisja e vendit do të merrej në orën 03.00, ndërsa ndalimqarkullimi do të fillonte në orën 06.00 të ditës së nesërme (16.07.2016).

I ashtuquajturi dokument i gjendjes së jashtëzakonshme, i cili ishte dërguar nga njësitë brenda Shtatmadhorisë duke hyrë në sistemin e komunikimit që përdor ushtria turke, mban firmën e gjeneralbrigade Mehmet Partikoç, i cili ishte lideri i juntës ushtarake të emëruar si “Paqe në Vend”, dhe të kolonelit të shtabit Cemil Turhan.

Bashkëngjitur kësaj deklarate zinin vend vendkomandat e gjendjes së jashtëzakonshme, listat e personelit që do të merrte detyra në gjykatat e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe të ashtuquajturat vendime për emërimet.

-Përse tentativa tradhtare u ndërmor më herët, pra mbrëmjen e 15 korrikut?

Plani tradhtar zhvillohej me një fshehtësi shumë të madhe, mirëpo një ushtarak atdhetar njoftoi policinë duke i thënë se “ushtria nesër në mëngjes do të dalë nga kazermat dhe do të bëjë masakra për të realizuar grushtin e shtetit”.

Dhe kur plani për grushtin e shtetit që do të realizohej u deshifrua, grupin e Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) e kapi paniku dhe u detyrua që ta zbatojë më shpejt planin për pushtimin e institucioneve shtetërore.

Tradhtarët, të cilët dolën nga kazerma 8 orë më herët se sa koha e planifikuar, u mposhtën falë masave të marra nga strukturat e policisë, Komanda e Armatës së 1-rë, qëndrimi i palëkundur i Presidentit Erdoan dhe reagimit të popullit duke u tubuar në sheshe në rojë të vullnetit kombëtar.

Puçisti gjeneralbrigade Semin Terzi, i cili tentoi të merrte kontrollin e Komandës së Forcave Speciale (të ushtrisë) u qëllua për vdekje në ballë nga një nënoficer që ishte ordinanca e komandantit të forcave speciale. Por tradhtarët që shoqëronin gjeneralin Terzi qëlluan me armë mbi ordinancën, i cili ra dëshmor.

Disa ushtarakë që ishin ndaluar nga organet e rendit ndërsa tentuan të merrnin Komandën e Forcave Speciale dhe ishin arrestuar pas marrjes në pyetje e pranuan që në kuadër të planit ishte armatosur edhe një grup tjetër brenda Gardës së Presidencës.

“Me pretekstin e stërvitjes më 15 korrik ushtarët ishin sjellë në Regjimentin e Gardës së Presidencës dhe këtu atyre u ishin shpërndarë uniforma, armë dhe municion”, pohuan ushtarakët puçistë të arrestuar sipas procesverbaleve të mbajtura gjatë marrjes së tyre në pyetje.

Tentativa për grusht shteti e filluar nga një grup oficerësh tradhtarë, pjesëtarë të Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO) të kamufluar brenda Forcave të Armatosura Turke u mor në kontroll për rreth 22 orë falë edhe mbështetjes mbarëpopullore.

Nga gjithë kjo dy gjëra janë më se të sigurta:

E para është se populli nuk do të lejojë kurrë hipotekimin e vullnetit të tij.

Ndërsa e dyta emri atij që bombardon qytetarin dhe parlamentin e vet nuk mund të jetë “ushtari turk”.

TRT – Shqip

Aktualitet

Archives