Jëlldërëm: Vazhdimi i jetës normale tregon fuqinë e Turqisë

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se kundër tankeve fitoi fuqia e popullit.

Në lidhje me nismën për grusht shteti, Ai tha se kjo ngjarje ka kaluar dhe shtoi: “Ngjarja është tejkaluar. Turqia i është kthyer jetës normale dhe qoftë shifrat ekonomike dhe tregu, qoftë jeta tregtare vazhdon në mënyrë normale pa pasur asnjë ndërprerje”.

Kryeministri Jëlldërëm, pasi priti me ceremoni zyrtare në Pallatin Çankaja homologun gjeorgjian Giorgi Kvirikashvili dhe pasi u zhvilluan takimet ndër delegacione, sëbashku me mysafirin dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

“Për shkak të kësaj ngjarjeje të urryer nuk janë ndërprerë marrëdhëniet me asnjë vend dhe nuk është përjetuar as tronditja më e vogël dhe as ngurrimi më i vogël në marrëdhëniet ekonomike. Demokracia jonë, institutet tona politike, institucionet publike nuk patën ndërprerje dhe vazhduan aktivitet e tyre normale. Kjo gjendje është një tregues i demokracisë së zhvilluar, kulturës politike, besimit institucional dhe Turqisë së madhe brenda stabilitetit” tha Jëlldërëm.

“Kundër tankeve ka dalë fitimtare fuqia e popullit. Ata që kanë pasur gisht në këtë punë në njërën mënyrë ose në tjetrën do ta paguajnë” tha kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).

Aktualitet

Archives