Turqit fotografojnë organizatorët puçistë, të dështuar që fshihen pas grushtit të shtetit

Zyrtarët ushtarakë të akuzuar si organizatorët e grushtit të shtetit në Turqi janë nxjerrë para kamerave me duart e tyre të lidhura dhe janë urdhëruar të thonë emrin dhe gradën e tyre përpara se të merren në pyetje.

Pamjet janë marrë në një stacion policie në Ankara ku të gjithë personat që duken aty mbahen nën mbikqyrje përpara se të shfaqen para gjyqit.

Afro 3000 gjyqtarë dhe zyrtarë ushtrie pasi dështuan në grushtin e shtetit, u arrestuan dhe tani qeveria ka një listë të plotë të emrave që do marrë në pyetje.

Në radhët e personave të arrestuar në foto janë disa gjeneralë e ish-gjeneralë të lartë.

Në video dëgjohet dhe një zë që i bërtet: “Jeni të lumtur që dështuar?” përpara se t’i pyesë për emrat.

Aktualitet

Archives