Çavusoglu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Komisarit Hahn

“Fatkeqësisht Hahn nuk arriti ti kuptoj plotësisht zhvillimet që u jetuan në vendin tonë”, ka thënë Çavusoglu.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se deklaratat e Komesarit të BE-së Përgjegjës për Zgjerim, Johannes Hahn në lidhje me arrestimet pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik janë të papranueshme.

Në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, Ministri Çavushollu tha se “Fatkeqësisht Hahn nuk arriti ti kuptoj plotësisht zhvillimet që u jetuan në vendin tonë”.

“Më 15 korrik u jetua një tentativë e përgjakshme për grusht shteti që kushtoi me jetët e një numri të madh të qytetarëve të pafajshëm e që si objektiv kishte demokracinë dhe rendin tonë kushtetues”, vijoi Çavushollu në mesazhin e tij të publikuar në llogarinë e tij Twitter.

Aktualitet

Archives