Kryeparlamentarët e Shqipërisë dhe Turqisë takohen në Prishtinë

Kryetari i Kuvend të Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kryetari i Kuvend të Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Ismail Kahraman, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku të dy gjendeshin për ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit Hashim Thaçi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e shtypit të Parlamentit të Shqipërisë, në takim Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Meta ka vënë në dukje bashkëpunimin e frytshëm bilateral në të gjitha drejtimet mes dy vendeve dhe se ai ka ripërsëritur ftesën për një vizitë të homologut turk në Shqipëri.

Ndërsa kryetari i TBMM, Kahraman, pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer ekonomik dhe politik me Shqipërinë, është shprehur se kontaktet mes dy Parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej.

Në përfundim, Meta dhe homologu i tij turk, Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Aktualitet

Archives