BE dënon tentativën e dështuar për grusht shteti në Turqi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri i Zgjerimit Hohannes Hahn përmes një komunikate të përbashkët kanë dënuar tentativat për grusht shteti në Turqi dhe kanë konfirmuar mbështetjen e plotë për institucionet demokratike turke.

Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar tentativën e zmbrapsur për grusht shteti të Organizatës Terroriste FETÖ.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë, Federica Mogherini bashkë me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn bënë një komunikatë të përbashkët me shkrim.

“Dënojmë tentativat për grusht shteti në Turqi dhe konfirmojmë mbështetjen tonë të plotë ndaj institucioneve demokratike të Turqisë”, thotë komunikata dhe shton se Brukseli është një kontakt me autoritetet turke dhe e ndjek nga afër situatën.

Në komunikatë shprehet keqardhja për viktimat dhe kërkon një qëndrim të përgjegjshëm për parandalimin e më shumë humbjeve jetësh dhe dhënien fund përdorimit të dhunës.

“Bashkimi Evropian (BE) është në solidaritet me Turqinë dhe popullin turk”, shkruan komunikata e përbashkët Mogherini-Hahn.

 

Aktualitet

Archives