Presidenti Nishani dënon tentativën për grusht shteti në Turqi

“Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdoan, qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi”, thuhet në një njoftim të presidencës shqiptare për mediat.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një qeverie të zgjedhur demokratikisht, thuhet në një deklaratë për mediat nga institucioni i Presidencës.

Në vijim të deklaratës, thuhet se “Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdoan, qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi, si dhe uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe te qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale”.

 

Aktualitet

Archives