Saimir Tahiri në prokurori për kanosjen e gjyqtarit Arjan Aliaj

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri do të merret në pyetje në prokurori për sulmet ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Bëhet fjalë për konferencat për shtyp që Tahiri zhvilloi pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi ndjekje penale për Saimir Tahirin, me akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Prokurorët kanë sekuestruar pamjet e konferencave për shtyp, kur Tahiri sulmoi gjyqtarin që firmosi vendimin për pezullimin e Haki Çakos. Kjo nuk është hera e parë që Tahiri merret në pyetje në prokurori. Pak kohë më parë ai u thirr të dëshmojë për takimin me Durim Bamin, të cilin Tom Doshi ia kishte prezantuar si vrasës me pagesë.

Aktualitet

Archives