Turqia mbështet Gazën në zgjidhjen e problemit të elektricitetit

Një delegacion me autoritete të Ministrisë së Energjetikës dhe Burimeve Natyrore të Turqisë ka shkuar të hënën në Palestinë për kontakte në lidhje me zgjidhjen e problemit të energjisë elektrike në Rripin e Gazës.

Vetë pak ditë pas fillimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Izrael, një delegacion turk është takuar në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor me autoritete të Administratës Energjetike të Palestinës.

Gjatë takimit u bisedua rreth dërgimit të një anijeje në brigjet e Gazës për të plotësuar nevojën e kësaj zone për energji elektrike, si dhe rreth financimit të një pjese të këtij projekti nga Ankaraja.

Nën bllokadën izraelite prej shumë vitesh, Rripi i Gazës ka nevojë për afro 400 MW energji elektrike, ndërkohë që aktualisht ajo furnizohet vetëm 212 MW. Populli i Gazës gjendet në vështirësi për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike deri në 12 orë në ditë.


Aktualitet

Archives