Ushqimet që mbrojnë dhëmbët tuaj

Mirëmbajtja e dhëmbëve ka një rëndësi të veçantë për shëndetin dhe anën estetike të çdo personi. Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e dhëmbëve dhe ushqimet e mëposhtme ju ndihmojnë për të pasur dhëmbë të bardhë e të bukur.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet përmbajnë një enzimë që zbardh dhëmbët tuaj. Fshini dhëmbët për një minutë më një kokërr luleshtrydhe dhe më pas lajini me pastë. Shumë shpejt do të vëreni dhëmbë më të bardhë.

Farat e susamit

Farat e susamit kanë kalcium, i cili ndihmon në ruajtjen e kockave rreth dhëmbëve dhe mishrave. Konsumojini ato gjatë vakteve për dhëmbë të fortë.

Djathi

Studimet tregojnë se djathi me karbohidratet e tij të ulëta dhe me përmbajtje të lartë kalciumi dhe fosfati, ka shumë përfitime për dhëmbët tuaj. Djathi ndihmon për të balancuar pH e gojës suaj dhe rindërton smaltin e dhëmbëve.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër përmban substanca të quajtura katetine, që vrasin bakteriet.

Kivi

Kivit janë të pasur me vitmainë C dhe nëse nuk merrni mjaftueshëm këtë vitaminë, rrjeti i kolagjenit në mishrat e dhëmbëve mund të prishet. Hani sa më shumë kivi për mishra të shëndetshëm.

Këpurdhat

Një studim tregon se lentonani, një sheqer i gjetur në këpurdha, lufton bakteriet në gojë.

Uji

Pirja e ujit mban mishërat e dhëmbëve të hidratuar dhe është mënyra më e mirë për të stimuluar pështymën.

Aktualitet

Archives