Shqipëria fiton disa pozicione në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja jonë bëri një paraqitje të shkëlqyer në Francë duke marrë dhe fitoren e parë historike që në prezantimin e parë në një kompeticion të tillë.

Kuqezinjtë tanë pësuan dy humbje në dy sfidat e para ndaj Zvicrës dhe Francës, të cilat në fakt ishin të pamerituara për atë që dhuruam në fushën e lojës.

Suksesi ndaj Rumanisë nuk kishte si të mos shoqërohej edhe me lajme pozitive në renditjen e re të FIFA-s për muajin korrik. Kështu skuadra e Gianni De Biasit do të ngjisë plotë 5 vende në rankimin e re të organizmit më të rëndësishëm të futbollit botëror duke kaluar në vendin e 38-të.

Portali “Albeu” ka arritur që të zbardh renditjen e re të bërë nga specialistët e renditjeve në kompeticione të tilla të mëdha. Kujtojmë që renditja zyrtare sipas specialistëve do të publikohet më 14 korrik në faqen e FIFA-s.

Ngjitja vjen për shkak se kemi mundur një ekip që është i pozicionuar më lart në renditjen e FIFA-s si Rumania, e cila ka zbritur nga vendi i 22-të në të 25-tën, raporton Albeu.

Franca ka bërë një ngjitje të madhe me 10 vende, ndërkohë që Argjentina ruan vendin e parë, e ndjekur nga Belgjika dhe Gjermania.

Aktualitet

Archives