Hyjnë në fuqi rregullat e reja për kolaudimin, makinat më të rrezikuara

Duke nisur prej datës 1 korrik, kanë hyrë në fuqi edhe rregullat e reja për kontrollin teknik të automjeteve. Bëhet fjalë për normat e ndotjes dhe synimi i Ministrisë së Transporteve është që këto norma të mund të jenë sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Nga vendimi preken mijëra makina, veçanërisht ato që janë prodhuar mbi 10 vite më herët. Një makinë naftë  (diesel) e prodhuar para vitit 2006 nuk do lejohet ta ketë emetimin e dyoksidit të karbonit mbi normën 4%, ndërsa treguesi i lëshimi i grimcave hidrokarbure nuk do jetë më i lartë se 1.000.

Ato që preken më shumë janë makinat me benzinë. Për këto automjete të prodhuara deri në vitin 2008, koeficienti i tejdukshmërisë së tymit norma do të jetë 2.5/3.5. Ndërsa për automjtete e prodhuara pas vitit 2008, koeficienti nuk do të lejohet të shkojë mbi kufirin 1.5.

“Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë (blozë) apo më të errët dhe treguesit mesatar të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1”, përcakton udhëzimi si kusht për skualifikimin e mjetit.

Eksperti në ministrinë e Transporteve Maksim Tashi do të shpjegonte kohë më parë për Ora News,  problematikat për automjetet e prodhuara para viteve 90 dhe sidomos ato që punojnë me benzinë. Sipas Tashit edhe cilësia e karburanteve ka ndikim në kontrollin teknik të automjeteve.

Maksim Tashi: Mjete që ngelin më tepër janë mjetet me benzinë. Arsyeja e kësaj është që gjatë kontrollit të emetimit të gazeve në mjetet me benzinë maten 3 elementë. Mjetet para viteve 90 kanë ngelshmëri më të lartë, edhe me benzinë edhe me naftë. Por mjetet para vitit 90 janë mjete mbi 26 vjeçare. Patjetër që ka efektin e vet negativ karbranti, por nuk mund të themi që këto mjete që ngelin, ngelin për efekt karburanti.

Eksperti në ministrinë Transporteve shpjegon të  gjithë  qytetarët  duhet që të kryejnë shërbimet para se  të shkojnë për të bërë kolaudimin. Në dy fazat e para ngelja e automjeteve nga emetimi i gazrave llogaritet rreth 9 %.

Maksim Tashi: Në të dy fazat rreth 9 % e mjeteve kanë ngelur në kontrollin e emetimit të gazrave. Deri më sot ka pasur një tolerancë që ne këmi bërë këto dy faza. Të gjithë drejtuesit e mjeteve gjatë gjithë periudhës që përdorin mjetin është mirë që ti bëjnë shërbime mjetit, përpara kontrollit teknik

Aktualitet

Archives