Stamboll – Pas 85 vjetësh Shën Sofia njihet me ezanin

Në muzeun e famshëm të Shën Sofisë në Stamboll për herë të parë pas 85 vjetësh sot është thirru ezani i namazit të sahabut.

Me rastin e shënimit të natës së 27-të të muajit të Ramazanit, Natës së madhe të Kadrit, mbrëmë në ambientet e Shën Sofisë në Stambolli u organizua një program i posaçëm, ku të pranishëm ishin Kreu i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Republikës së Turqisë, Mehmet Gormez dhe hafizë të shumtë.

Gjatë programit hafizët kënduan ilahi, u lexuan pjesë nga Kurani, u bënë lutje. Pastaj kreu i Diyanetit turk Mehmet Gormez iu drejtua të pranishmëve me një fjalim.

Gormez në fillim të gjithë myslimaneve u uroi Natën e Kadrit, natë e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Ai theksoi rëndësinë e natës së bekuar të Lejlet-ul-Kadrit duke pasur parasysh se në këtë natë filloi zbritja e Kur’anit, dhe u bëri thirrje besimtarëve që këtë natë ta kalojnë me lutje.

Gormez shkurtimisht iu referua edhe sulmit të fundit terrorist në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku u vranë të paktën 44 persona. Sipas tij, në këtë sulm terrorist nuk u morën në shënjestër vetëm jetët e njerëzve, por edhe vlerat sublime që i ka sjellë Islami njerëzimit.

Pas programit, profesori nga Fakulteti i Studimeve Islame në Universitetin e Ankarasë dhe myezini i njohur turk Fatih Koca thirri ezanin e namazit të sabahut. Ky është ezani i parë që thirret në Shën Sofi këto 85 vitet e fundit, pasi sot përdoret si muze.

Aktualitet

Archives