Meta homologut turk: Sulmi është goditje ndaj njerëzimit dhe vlerave që na bashkojnë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll.

“Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë dhe se Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah popullit turk në këtë moment të errët e të dhimbshëm.

“Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”, u shpreh Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk.

Aktualitet

Archives