Sulm terrorist në Aerportin “Ataturk” të Stambollit, të paktën 10 të vdekur

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është bërë goditur sot në orët e mbrëmjes nga sulme terroriste me pasojë dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur.

Aeroporti “Ataturk” i Stambollit është bërë goditur sot në orët e mbrëmjes nga sulme terroriste me pasojë dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur.

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdag, bëri me dije gjatë seancës parlamentare se një terrorist ka hapur zjarr pa një objektivë të caktuar duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave, sipas informacioneve paraprake.

Bozdag theksoi gjithashtu se terroristi ka plagosur edhe të paktën 20 persona të tjerë, ndërsa më pas ka hedhur veten në erë.

Pas sulmit terrorist në terminalin e linjave ndërkombëtare të Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, në vendngjarje janë dërguar urgjentisht një numër i madh ambulancash dhe forca të sigurisë.

Aktualitet

Archives