Arrestohet serbi 52 vjeç që ka mbajtur 18 vjet në bodrum myslimanen nga Bosnja

Në Aleksinac, Serbi, është arrestuar Gjorgje Veliçkoviç, ish anëtar i Korpusit të Uzhicës, gjatë një operacioni të madh policor.

Policia ka gjetur në bodrumin e tij 22 vjeçaren, Samra Huskaraniç, të cilën Gjorgje e ka rrëmbyer gjatë luftës në Bosnjë në vitin 1995, në zonën e Srebrenicës, transmeton Koha.net. Vajza ishte përdhunuar më shumë se 3 mijë herë, madje Veliçkoviç ka sjellë edhe miq të cilët të gjithë së bashku ishin anëtarë të Korpusit të Uzhicës – nga Serbia, ushtarë të cilët kanë bërë shumë krime gjatë luftës në Bosnje.

Gjorgje ka pranuar menjëherë se vajzën së pari e ka mbajtur të fshehur në një fshat në rrëzë të Kopaonikut, ndërsa kur gruaja e tij ka vdekur, atëherë ai e ka dërguar atë në bodrumin e tij me qëllim që t’i shërbejë të gjitha dëshirave të tij, raporton revista “BH”.

Vajza nuk është ushqyer mirë, është e pistë, me flokët dhe thonjtë të mëdhenj, ndërsa në trupin e saj shihen dhjetëra lëndime dhe gërvishtje.

Për Gjorgje tani pritet burgim i përjetshëm, transmeton Koha.net. Në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 17 granata dore, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhëse.

Këtë rast policia po mundohet ta mbajë të fshehur deri sa të hetohen të gjitha rrethanat e këtij krimi. Vajza është dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Aktualitet

Archives