Turizmi kulturor në Shqipëri, për vendbanimet historike mungon infrastruktura

Objektet e trashëgimisë kulturore nuk njohin stinë vizitorësh, por vera është periudha e artë për të gjallëruar pikëtakimet me të shkuarën. Destinacionet nuk mungojnë si brenda dhe larg qyteteve. Më të zakonshmit si parku i Butrintit apo Apolonisë, kalaja e Gjirokastrës apo Krujës, e shumë vendbanime të tjera të hershme e kanë vizitorin e tyre.

Por në hartën e trashëgimisë kulturore gjen dëshmi të së kaluarës, për të cilat turistët apo vizitorë vendas nuk janë të mirëinformuar.

Dhe shembulli më konkret është ai i “Mozaikut të Tiranës”. Lehtësisht i arritshëm, në atë që njihet si blloku i pallateve “Partizani”, ai nuk është i përfshirë në guidat e agjencive turistike.

E për këtë arsye suedezët e “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, kërkojnë t’i nxjerrin në pah këto monumente arkeologjike, t’i bëjnë të prekshme. Nëse “Mozaiku i Tiranes”, nuk përmendej si një destinacion turistik, kalaja e Persqopit për shumë vesh është e padëgjuar.

Vendndodhja është 1.5 kilometra larg kalasë së Petrelës. Në rrugën që të çon te vendbanimi ilir nuk ndesh asnjë tabelë orientuese. Sa për mirëmbajtjen, nëna natyrë u kujdes ta nxirrte në pah dhe si detyrë i mbeti po asaj të

Për specialistët e trashëgimisë kulturore, “Kalaja e Persqopit”, është vetëm njëri shembull. Para se t’i mbrojmë dhe promovojmë, fillimisht këto monumente duhet të zhvishen nga bimësia dhe të bëhen të arritshme, edhe për ata që nuk janë profesionistë në ngjitjen dhe zbritjen e terreneve të egra shkëmbore.

Aktualitet

Archives