Arrestohet në Gjermani vrasësi me pagesë i bandës së Tafilit

Një nga anëtarët e bandës së Tafilit është arrestuar në Gjermani, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë. Sipas policisë pohojnë se Dritan Peksani, 26 vjeç banues në rrugën Kongresi i Përmetit në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare.

Peksani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Në Tiranë, i akuzuar se në disa raste ka qenë ekzekutor i porosive të marra nga burgu prej Admir Tafilajt, duke kryer vrasje me pagesë.

Sipas burimeve të Policisë, Peksani është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dhënie të ndihmës dhe sigurime të mjeteve për kryerjen e vrasjes. Një prej rasteve për të cilat dyshohet se Peksani, ka marrë urdhër për të realizuar është ajo e Brahim Manit për qëllime gjakmarrjeje. Po kështu, një tjetër ngjarje për të cilën ka marrë porosi Dritan Peksani është edhe ajo e vendosjes së eksplozivit ndaj Arben Sulojt, ish-drejtorit të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur me 19 janar të vitit 2015, kur në pjesën poshtme të veturës së veturës së Sulojt ishte vendosur një sasi lënde eksplozive dhe që ishte aktivizuar me telekomandë. Nga shpërthimi, Suloj mori plagë të rënda dhe për disa javë qëndroi në spital. Këto vepra penale, si dhe të tjera të dyshuara, Peksani dyshohet se i ka kryer në bashkëpunim me Kristi Pinen, si dhe me Alfred Qefalinë.

Të dy këta persona janë arrestuar tashmë, si pjesë e një bande vrasësish me pagesë dhe gjobëvënësish. Grupi drejtohej nga Admir Tafilaj nga burgu i Drenovës dhe më pas nga ai i Elbasanit. Pjesë e grupit ishin edhe persona të tjerë si Ardian Uzuni, Elson Merdani, Dhimitër Zito, Fatos Koka, e persona të tjerë. Për bashkëpunimin me këta persona, si dhe për kryerjen e disa krimeve për të cilat është urdhëruar nga Admir Tafilaj, Peksani 26 vjeç është shpallur në kërkim. Ndërkaq, pritet që Peksani të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku është duke u gjykuar në mungesë. Pas një procesi të përshpejtuar gjykata gjermane ka vendosur edhe ekstradimin e tij në vendin tonë.

Aktualitet

Archives